Arrestimet e zyrtarëve të lartë në Ulqin, reagon Abazoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Abazoviq ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve. “Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi Abazoviq në Twitter. Ai po ashtu ka shtuar se qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve!

Lexo më shumë