Dje u mbajt një takim i veçantë i gjeneratës se viteve të 50-ta nga Plavë Gucia pjesëtarët e të cilës jetojnë në SHBA.
Në ambientet e Restorantit Castello , Denbury CT, prone e bashkevendasit tonë Deme Zeneli Balidemaj u mbajt ky takim shumë mbresëlënës. Larg nga vendlindjet dhe ditët e fëmijërisë evokuan kujtimet e ditëve femijnore shokët e dikurshëm të bankave shkollore.
Me këtë rast Idriz Lamaj, Salih Gjonbalaj, Ajshe Gjonbalaj, Syl Çelaj dhe Imer Balidemaj me familje evokuan e shpalosen kujtimet e kohës dhe nostalgjinë qe ndiejnë për ditët u bukura të bankave shkollore ne atdhe.
Ky takim i këndshëm i ribashkimit, pas shumë kohe, të shokëve të shkollës kaloi ne një atmosferë te ngrohtë përplot momente gazmore.
Esad Gjonbalaj
/Plava e Gucia Sot