Më 1 gusht 2019, ora 10.00 deri 11.00, te Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj, do të organizohet “Takimi i Plavë-Gucisë”, që po vjen pas “Takimit të Tiranës” dhe “Takimit të Gjakovës”.
Në këtë event do të ketë: Fjalë Rasti. Përshendetje. Ndarje e Mirënjohjeve… Këngë e recitime. Etj. Përurimi i librit poetik “Për Ty, Plavë-Guci” (ribotim), etj. Do të dërgohen dhuratë libra shqiptarë për bibliotekat komunare të Gucisë e të Plavës.
Në Komisionin Organizator do të jenë: dr. Naim Dedushaj– antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve; Hále Gjonbalaj– pronare e Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj; Alex Selimaj–fotoreporter i Gazetës së Alpeve në Malin e Zi e Amerikë; Azgan Haklaj–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Shaban Prelvukaj– në Martinaj e Hollandë; Naser Vuçetaj–në Plavë e Zvicër; Ibër Hoti– në Hotin e Vendit në Plavë; Ramiz Lushaj– një nga drejtuesit e Gazetës së Alpeve “Tropoja”, në Tiranë.
Të ftuar nga treva shqiptare në Malin e Zi, nga shtetet shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, nga Diaspora Shqiptare në Europë e Amerikë, etj.
Njoftim nga: Gazeta e Alpeve “Tropoja”