Në një situatë të tensionuar në Kuvendin e Malit të Zi, pothuajse ka pasur një konflikt fizik mes deputetëve (ish-kryeministrit) Dritan Abazoviq dhe Nikolla Zirojeviq.
Dhe sipas mediave të huaja, menjëherë pas incidenteve kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Sipas raportimit të mediave, tensioni arriti kulmin kur Zirojeviq, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që “një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej Bensedin (qetësues)”, pas së cilës thuhet se ka ardhur reagimi i Abazoviq.
Zirojeviq më pas e ftoi Abazoviqin të largohej nga salla e kuvendit, duke sugjeruar një konflikt të mundshëm fizik.
Një incident më i rëndë është parandaluar nga disa deputetë tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Për shkak të incidentit ka pasur një pauzë të shkurtër, pas së cilës ka vazhduar seanca e Kuvendit të Malit të Zi.