Sektori i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit të Zi regjistroi një tërmet të vogël me një epiqendër 8 km afër Komunës së Tuzit afër kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë. Tërmeti goditi zonën e cekur me lart sonte në orën 21 e 13.
Madhësia e këtij tërmeti, ishte 3.3 të shkalës se Rihterit.
“Pika qendrore e këtij tërmeti ndodhej në një thellësi prej 22 km”, thuhet në deklaratë.
Instituti thekson se, bazuar në madhësinë e tërmetit dhe thellësinë e epiqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale në zonën prekur nga ky termet. /Plava e Gucia Sot