Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.
Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.
Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra.
Ndërkaq, sipas raportimeve greke, në orën 22.53, në të njëjtën zonë pasoi një tërmet tjetër me magnitudë 4.1 ballë.
Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga tërmeti.