Tërmet në Ulqin 4,3 shkallë të Rihterit

Një termet prej 4,3 shkallë Rihter ka goditur dje Malin e Zi dhe Shqipërinë, epiqendra e të cilit ka qenë në Ulqin.

Më 13 nëntor 2018, në 14 orë dhe 47 minuta, Instituti i Sizmologjisë dhe Hidrometeorologjik i Malit të Zi ka regjistruar një tërmet me epiqendër 3 km në juglindje të Katërkollës, Komuna e Ulqinit, . Fuqia e këtij tërmeti në epiqendër ishte 4.3 njësi të shkallës Rihter, e cila korrespondon me intensitetin prej V shkallë të Merkalit.

 Thellësia e tërmetit ishte 19 km.

Bazuar me të dhënat numerike, fuqisë së tërmetit dhe thellësinë në epiqendër, ky tërmet nuk mund të ketë shkaktuar dëme materiale në rajonin e epiqendre