Tetori Rozë në Tamarë – Vrapo për Jetën

Muaji Tetor na bashkon në një kauzë fisnike: ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Sot, në Tamarë, qytetarë, nxënës dhe profesionistë të shëndetësisë u bashkuan në një aktivitet simbolik për jetën, kujdesin dhe shpresën.

Njësia Administrative Kelmend, me në krye administratoren Florida Peraj, organizoi këtë aktivitet në kuadër të fushatës sensibilizuese “Tetori Rozë – Vrapo për Jetën”, duke sjellë bashkë institucione dhe qytetarë në mbështetje të grave dhe shëndetit të tyre.

Në këtë aktivitet morën pjesë:

  • Stafi i Qendrës Shëndetësore Tamarë
  • Shërbimi Social Malësi e Madhe
  • Shkolla “Nik Mërnacaj”

Ky bashkëpunim solli një mesazh të fuqishëm solidariteti: “Së bashku jemi më të forta.”

Me moton: “Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë”, synohet të rritet ndërgjegjësimi dhe të inkurajohet kujdesi i vazhdueshëm për shëndetin e grave.

Tetori Rozë na kujton se çdo kontroll, çdo hap dhe çdo fjalë mbështetjeje mund të shpëtojë jetë.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë nismë sensibilizuese.