Thellohen mosmarrëveshjet në mes presidentit dhe Qeverise malazeze: Ambasadorët thirren në konsultime

Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi, me dekretin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq , u ka dërguar depeshë të gjithë ambasadorëve të Malit të Zi me të cilën ftohen në konsultime që do të mbahen me 18 janar në Qeveri përmes vërejtjes që buletat ti presin në një drejtim , kurse për kthim mbrapa do të informohen më vonë , bëhet me dije gazeta “Pobjeda”.

Siç shkruan kjo gazetë depesha jo e rëndom , me urdhërin e ministrit Gjorgje Radulloviq nuk u është dërguar 7 ambasadorëve të “tërhequr” dhe të cilëve u është urdhëruar që deri me 15 shkurt të kthehen nga detyrat e tyre në përfaqësitë diplomatike konsullore.

 Theksohet se caktimi i konsultimeve të njëkohshme me të gjithë ambasadorët deri tani nuk kanë ndodhur në praktikën shumë vjeçare.

Shtojmë se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka refuzuar të nënshkruaj revokimin e 7 ambasadorëve me arsyetimin se është  akt i pa përgjegjshëm shtetëror i Qeverisë aktuale në funksion të mbrojtjes së dinjitetit dhe reputacionit ndërkombëtarë të Malit të Zi .