Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë,
Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i regjistrimit te popullsisë, amvisërive dhe banesave. Procesi ka filluar me 3 Mars dhe përfundon më 21 Prill 2021.
Në këto afate përcaktohet pesha e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë mërgata jonë ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizojë nga vendi ku jeton, pa qenë i detyruar të marrë rrugë dhe të regjistrohet.
Regjistrimi bëhet në internet përmes aplikacionit elektronik – Registration (stat.gov.mk)
Të drejtë për t’u regjistruar ka secili qytetar me nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që është i pajisur me numrin personal që ndryshe quhet edhe numri amëz.
Numrin amëz mund ta gjeni në këto dokumente:
- Në certifikaten e lindjes
- Në certifikaten e të kurorëzuarve
- Letërnjoftim
- Pasaportë
Të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe përcaktohen nga numrat, prandaj regjistrimi i cdo qytetari është tejet i rëndësishëm.
Kjo do të thotë që përfaqesimi politik, investimet kapitale, punësimet, shpërndarja e buxhetit, subvencionet për bujqit, bursat për nxënësit dhe studentët, donacionet për komunat etj., varen pikerisht nga numri i qytetarëve i të dy komuniteteve shtet-formuese në MV.
Procesi i regjistrimit merr diku rreth 10 minuta kohë, ndërkaq që ka ndikim te jashtëzakonshem në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të të gjithe motrave dhe vëllezërve tanë në Maqedoninë e Veriut për vitet që po vijnë.
Shkruani emrin tuaj dhe klikoni mbi opsionin: Shqiptar.
Cdo shqiptar është i rendësishëm dhe i pazëvendesueshem. Cdo individ nga mërgata shqiptare e Maqedonisë së Veriut duhet të regjistrohet që të tregojmë realisht se sa jemi.
Duke e ditur rolin e diaspores shqiptare në proceset më të rëndesishme kombëtare, ne ju bëjmë thirrje që sa më masivisht ta shpërndani këtë mesazh tek të gjithë ata që ju i njihni e që kanë mundësi të regjistrohen.
Me respekt,
Albanian American Community Association —————————————————————————————————————————-
Call to action – Albanian Diaspora from North Macedonia.
Dear Albanian brothers and sisters,
From March 3rd to April 21st, North Macedonia is doing their long overdue National Census. This deadline is crucial and it will determine the role and the well-being of Albanians in North Macedonia for the years to come.
For the first time in history, our diaspora has the right to register online from the country of residence, without the need to travel and be there in person. Register online through this link: Registration (stat.gov.mk)
Every North Macedonian citizen with a personal number has the right to register. The personal number can be found on either one of these documents
- Birth certificate
- Marriage certificate
- National ID
- Passport
Albanians political rights in Northern Macedonia are both determined and derive from numbers.
Political representation, capital investments, employment, budget allocation, grants, scholarships for students and donations to municipalities – all depend on the numbers of the two main nation-building communities in North Macedonia.
Hence, the registration of every single citizen is profound.
Write your name down and click the option: AlbanianYou can register online through this electronic application: link is here: https://census.stat.gov.mk/?fbclid=IwAR2tkvm352aNb23I0nrmBbRGsRqEBUdhpX3LYbafgQ1LG8ReUdi7YxtSiGA
Although this takes a maximum of 10 minutes of your time to register you and your family, this national census will have a profound importance in the political, economic and cultural life of all our brothers and sisters in Northern Macedonia.
Every individual is important and every headcount will make a difference.
Knowing the importance and the role of the Albanian Diaspora throughout years, with this call to action, we ask you to share this message with the link to all those you know that are eligible for registering.
With heartfelt regards,
Albanian American Community Association.