Nga e marta të gjitha llojet e karburanteve pritet të jenë më të ulët nga 9 deri në 12 centë për litër. Dy lloje të benzinës do të jenë më të lirë përkatësisht me 10 dhe 11 centë ndërsa dizel me 9 cent. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 1.35 euro, ndërsa Eurodieseli do të kushtojë 1.46 euro për litër.
Çmimet e reja janë llogaritur me akcizën e reduktuar më parë prej 50 për qind.
Ndërkohë çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi vazhdojnë të jenë më të ultit në rajon. Eurosuper është më i ulët edhe se në Maqedoninë e Veirut ku paguhet 1.47 euro për litër, ndërsa eurodizeli është i dyti më i ulti në çmim, pas Maqedonisë së Veriut. Çmimet më të larta në rajon i ka Shqipëria, ku benzina paguhet 1.78 euro, ndërsa dizel 1.90 euro për litër