Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

Shkruan: Refik HASANI

Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Më datën  1 e 2 Mars 2022, po bëhen  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë,shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruarë-ngritur  për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është  edhe  kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli  tjetër  si që është  Marrëveshja e Konçulit.  

Referendumi,është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale,ishte  një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.   

Po kalojn tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të  kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.  

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës  që ka  dal nga  zgjedhjet e datës  14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realism e investim të projekteve  për Krahinën Shqiptare  dhe të presin përfqësues e veprimtar  që organizuan Referendumin.    

Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. 

Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak  e kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare, 

Në kët jubilar të Referendimit do të duhej  të shenohet  me  manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.