Historia e Plavë Gucisë ndërshekuj është histori e qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Kjo trevë e vogël e trungut të cunguar te atdheut çështjes kombëtare i dhuroj shumë heronj dhe heroina që me sakrificën e tyre kësaj krahine simbol rezistence për liri të atdheut i dhuron në vetvete krenarinë e të qenurit plave-gucias.
Në këtë përvjetor kur po festojmë dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës presidenti i Republikës, Hashim Thaçi bëri publikimin e emrave të të dekoruarve nga presidenti i Republikës, me Medalje Presidenciale në Dhjetëvjetorin e Pavarësisë. Nga Plavë Gucia me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë u dekoruan trimëresha Plavë Gucisë Ajshe Gjonbalaj, Akademik Rexhep Qosja dhe shkrimatri Esad Mekuli për kontributin e tyre për Pavarësinë e Kosovës.
Është shume mbresëlënëse kur lexon emrat e të dekoruarave dhe sikur rastësia e ka dashur edhe pse me renditje në bazë të alfabetit, por kur lexon emrin e Ajshe Gjonbalajt nga Plavë Gucia mu aty afër emrit të Adem Jasharit dhe Shote Galices, është diç e veçantë dhe që të bën të ndihesh krenar për peshën historike të kësaj trimëreshe të Plavë Gucisë. Sepse edhe në veprimtarin e madhe dhe të gjatë kombëtare Ajshja idol ka pasur Shote Galicen, hapat e të cilës ajo i ndoqi por ne periudhe dhe kohë tjetër te historisë.
# Plava e Gucia Sot