Goditja nga një bagëti e imët ka qenë fatale për një 64-vjeçare në fshatin Lalar të Fier.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në mesditë, ku F. V., 64 vjeçe, është goditur nga një bagëti e imët, dash.
“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.