U KONTRAKTUA RIKONSTRUKTIMI I RRUGËS PLAVË-VOJNOSELLË-GUCI NË VLERË PREJ 3,5 MILIONË EURO

Drejtoria e Punimeve Publike ka kontraktuar fazën e dytë të rikonstruktimit të aksit rrugor Plavë-Vojnasellë-Guci të vlefshme 3,5  milionë euro ndërsa punimet do ti kryen kompania “Putevi Bar” është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi.Afati për përfundimimin e punimeve është 18 muaj nga dita e fillimit të punimeve.

Siç thuhet në kumtesë Qeveria e Malit të Zi në vazhdimësi investon në përmirësimin e  infrastrukturës me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së banoŕëve .

Në këtë aks rrugor me gjatësi prej 1,2 km është duke u realizuar faza e parë e sanimit për të cilën janë ndarë 850.000 euro, ndërss modernizimi përfundimisht do të përfshijë 10 km të kësaj rruge thuhet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.

Po ashtu kompania “Putevi Bar” do të fillon së shpejti në Plavë edhe rikonstruktimin e rrugës “Ribarska” për të cilën janë ndarë 300.000 euro nga buxheti kapital dhe parashihet qe punimet do të përfundojnë brenda 70 ditëve nga dita e fillimiy.

Sipas burimeve nga Qeveria e Malit të Zi punime në infrastrukturë do të ketë edhe në Rozhajë e Petnjicë./Plava e Gucia Sot