Dje, më 14 Qershor 2019 në New York në moshën të re ndërroj jetë aktivistja e dalluar komunitetit tonë Znj. Merita Haxhaj Kelmendi. E ndiera ndërroj jetë si rrjedhoje e një sëmundje të pashërueshme.
Ajo la të pikëlluar bashkëshortin Samiun fëmijët si dhe familjen e gjerë Kelmendi dhe Haxhaj.
Merita ishte vajza e Sali Sharit Haxhaj dhe mbesa e trimit te shquar hotjan Shar Ibra i Hotit, përndryshe rrjedh nga një familje me tradita të larta atdhetare. Në komunitetin shqiptaro-amerikan dallohej për përkushtimin e saj të madh në të mirë të çështjes kombëtare dhe për humanizmin të madh që e karakterizonte personalitetin e saj. Varrimi i të ndierës u bë sot (15 qershor 2019) në Valhalla New York.
Redaksia e faqes Plava e Gucia Sot i shpreh ngushëllime bashkëshortit të Meritës, Z. Sami Kelmendi fëmijëve të saj dhe familjeve të gjera Kelmendi dhe Haxhaj për humbjen e më të dashurës së tyre.