Prishtinë 13 dhjetor 2019
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në sallën e stërmbushur me dashamirë të historisë, pjesëtarë të Plavë e Gucisë dhe në prezencën e mediave u përurua solemnisht vepra “HASAN JAKUP FERRI-NJË JETË PËR ATDHE” e autorit Prof.Dr.Ramiz Abdyli.
Librin e prezantuan recensentët : Prof.Dr.Fehari Ramadani dhe Dr.Fitim Rifati e u lexua edhe recensioni i recensentit Akademik Marenglen Verli i cili nuk kishte mundësi të jetë prezent në këtë promovim. Në vazhdim foli edhe autori i librit Prof.Dr.Ramiz Abdyli ndërsa në emër te familjes Ferri të pranishmit i përshëndeti Prof.Dr.Naser Ferri i cili e përgëzoi autorin për punën e bërë dhe, mes tjerash e falënderoi atë për faktin që i ka korrigjuar me argumente shkencore (nga arkivat e Cetinës e të Beogradit) disa shtrembërime të qëllimshme të disa ngjarjeve historike nga ana e serbo-malazezëve .
Me këtë rast me një performansë artistike u paraqit edhe aktori kosovar Selman Lokaj.
/Plava e Gucia Sot


