Site icon PLAVA E GUCIA SOT

U vendos sot në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj portreti i dëshmorit Avni Sinanaj (foto)

Vuthaj 20 Dhjetor 2019

Në ambientet e Shtëpisë se Kulturës në Vuthaj sot solemnisht u vendos portreti i dëshmorit të lirisë Avni Sinanaj nga Hoti i Plavës. Avniu ishte pjesëmarrës në shumë beteja, u rreshtuar nder të paret për luftë, në kohën kur u bë mobilizimi në rrafshin Dukagjinit. Në betejën e parë frontale mes. Uçk-së dhe forcave serbe si i ri u dëshmua për shkathëtuesi të rralla luftarake.

Avni Sinanaj ra heroikisht në artarin e lirisë me 18 gusht të vitit 1998  në trekëndëshin kufitar, Kosovë, Shqipëri , Mali i Zi, në bjeshkën e Dobroshit. Sëbashku me Avniun me 18 gusht të vitit 1998 vriten në luftim me forcat serbe edhe bashkëluftëtarët Milaim Gjoci dhe Agron Gjoci , në tentimin për të sjell armatim nga Shqipëria. Sëbashku me ta ishin edhe disa luftëtarë të Baballoqit të cilët mbesin ta plagosur dhe sot janë invalid të luftës.

Baba i Avniut, Bali Zekë Sinanaj lindi në Hot te Kujit dhe viteve 60’ta u shpërngul ne Baballoç te Deçanit. Me sakrificën e ti sublime për lirin e atdheut Avni Sinanaj i bëri nder atdheut, kombit shqiptar por njëkohësisht ai e dëshmoj shpirtin luftarak të hotjanve të dëshmuar ndër shekuj për mbrojtjen e kauzës së shenjt kombëtare.

Ne solemnitetin e sotëm në Shtëpinë e Kulturës ne Vuthaj muaren pjesë familjarët e dëshmorit, dhe te afërm  nga Hoti i Plavës

Se Shtëpia e Kulturës në Vuthaj është një oazë e dashur për çdo Plave Gucias e dëshmon edhe respekti dhe vlerësimi që u bëhet atyre që me sakrificën, punën dhe angazhimin e tyre trevës tonë i sjellin nder dhe lavdi.

/Plava e Gucia Sot

(Për më shumë në videon e mëposhtëm mund të shikoni : Dokumentar : Rrezet e Liris)

Exit mobile version