UEFA ka dënuar Malin e Zi me një ndeshje pa prani të tifozëve dhe gjobë prej 20 mijë euro për shkak të thirrjeve raciste nga ana e tifozëve malazezë në sfidën ndaj Anglisë.
Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Malit të Zi, transmeton Koha.net.
Për shkak të kësaj Mali i Zi ndeshjen e radhës si vendas do ta luajë në stadiumin e qytetit në Podgoricë pa praninë e tifozëve. E është pikërisht ndeshja e 7 qershorit kundër Kosovës e vlefshme për kualifikueset në Euro 2020.