Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ulqin: Gërvalla takohet me përfaqesues të shqiptarëve në MZ

Në një postim në rrjetin socale fb, nënkryetari i Komunës së Gucisë zt Edon Balidemaj njofton për një takim të mbajtur dje në Ulqin me Ministren e Punëve të jashtme dhe diaspores, Donika Gërvalla-Shwartz dhe Ariana Zherka Hoxha, 

Postimi i poltë i zt Balidemaj

Sot në Ulqin, në një takim me Zv/Kryeministren e R.Kosovës njëkohësisht edhe Ministre e Punëve të jashtme dhe diaspores, Donika Gërvalla-Shwartz dhe Ariana Zherka Hoxha, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal te Zi me delegacionin e tyre. 

Takimi i paraparë një orësh zgjati më shumë se dy orë, ku diskutuam për disa çeshtje që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe tema ku lidhem apo ku mund të ndihmojë Kosova me institucionet e saj. 

Ndër të tjera, u potencuan:

• Kuotat për studentet nga Mali i Zi;

• Rruga Deçan-Plavë;

• Kisha në Martinaj dhe vende tjera ku jetojnë shqiptarët;

• Investimet kapitale në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, mundësinë e përkrahjes nga Kosova – institucionet relevante, bashkëpunimi në fushat e ndryshme me projekte të ndryshme… 

• Shqiptarët e Tivarit dhe Rozhajës, mospërfaqësimi, asimilimi dhe largimi nga trevat e tyre; 

Gjithashtu prezent ishin: Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari me dy nënkryetarët, Sabri Salaj dhe Beqir Sella dhe kryetarin e Kuvendit Ardijan Mavriq; Dhe Faik Nika – Kryetar i Keshillit Kombëtar të Shqiptarëve.  

Ministrja Gërvalla bashkë me Ambasadoren dhe ekipin e tyre premtuan që shumë shpejt do ta vizitojnë Plavën dhe Gucinë.

Edhe njëherë: Falemnderit për vizitën!

Exit mobile version