”Rrini në shtëpi, ju lutemi”
Zona më e goditur në Komunën e Ulqinit si pasojë e situatës epidemiologjike shkaktuar nga koronavirusi është Ana e Malit. Familje të shumta që janë të lajmëruara por sipas gjitha gjasave edhe po aq që nuk janë të paraqitura tashmë janë të prekura nga koronavirusi.
Një neglizhencë të theksuar institucionale, pa sensibilizim, së paku, as nga partitë politike dhe më përkrahje kryesisht vullnetare dhe atë nga diaspora në SHBA, anamalasit kanë mbetur në mëshirë të fatit. Në situatë të tillë si rrugëdalje mbetet vetorganizimi për të përballuar këtë situatë të rëndë.
Në këtë mënyrë, banorët e Anës së Malit të cilët janë prekur nga koronavirusi por edhe anëtarët e familjeve të tyre tash e tutje nuk duhet të dalin në asnjë mënyrë nga shtëpitë e tyre.
Nga Hajredin Veliu, aktivist në vendlindje i Fondacionit humanitar ”Trojet tona” me seli në SHBA, mësohet se ky fondacion do të kujdeset për ato familje që janë të prekur nga koronavirusi. Kështu të gjithë atyre familje do tu ndihmohet në këtë formë:
- do të i’u rimbursohen të gjitha ilaçet e nevojshme për trajtim në kushte shtëpiake,
- do të ju ofrohet transport falas të gjesendeve të përditshme,
- nëse është e nevojshme do të ju bëhet edhe pagesa e gjesendeve të nevojshme ditore,
- do të telefonohen edhe për nevoja të tjera.
Por, lutje e vetme për të gjitha ata familje të cilët kanë të infektuar qoftë edhe një person më koronavirus është që të mos dalin nga shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos infektohen edhe pjesa tjetër të popullatës.
Poashtu bëhet thirrje që të gjithë ata që kanë simptoma të këtij virusi të lajmërohen mënjeherë te mjeku në Ambullantën e Katërkollës ku edhe do të marrin shërbimin e nevojshëm.