Në Mal të Zi jetojnë 633,158 banorë, që është dy për qind më shumë se në vitin 2011, kur ky shtet kishte gjithsej 620,029 banorë. Këtë e kanë treguar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të shpallur dje nga Enti i Statistikave MONSTAT, shkruan Ulqini Online.
Sa i përket numrit të popullsisë në qytetin e Ulqinit shihet një rritje në krahasim me vitin 2011 kur ka qenë regjistrimi i fundit. Në Ulqin në viti 2023 janë të regjistruar 21395 banorë. kurse në qytetin tonë në vitin 2011 ky numrë ka qenë 19921 banorë.
Një të dhënë interesante u publikua dje që ka të bëjë me numrin e banesave në qytetin tonë. Në Ulqin numri i banesave të regjistruara është 25023 çka e bënë qytetin tonë në mesin e qytetve me numrin më të lartë të banesave krahasuar me kokë banori.
Të dhënat e regjistrimit që kanë të bëjnë me përkatësinë nacionale, gjuhën dhe përkatësinë fetare, siç kanë deklaruar nga Enti i Statistikave MONSTAT, do të publikohen ka gjysma e këtij viti.