ULQINI THËRRET ME 4 SHKURT SHQIPTARINË: “TIRANË DHE PRISHTINË MOS MË LINI VETËM”

Kryeqendrat shqiptare kanë rënë në letargji apo më mirë të themi në gjumë të thellë dimëror gjersa Ulqinin Ilirik para syve tanë tentojnë ta gllabërojnë ata të cilët  e okupuan 140 vite me parë. Vallë,  ç’është kjo neglizhencë e  indiferencë e shteteve tona që  për 6% shqiptarë në Mal të Zi  heshtin? Pse nuk koordinohen dhe nuk bashkërendohen politikat zyrtare të shteteve tona për interesa të përbashkëta kombëtare, dhe ja para syve tanë lejohet shtetit malazias që në mënyrë institucionale  defaktorizon  faktorin  politik shqiptar me qëllim  që sa më letë të implentohen politikat shkombëtarizuese dhe asimiluese kundër shqiptarëve ne Ulqin. Valle si është e mundur qe Serbia për 4% serb ardhacak në Kosovë  investon me qindra miliona euro, bënë ndikim të drejtpërdrejtë në unifikimin e serbeve, cenon dhe shkel rendin kushtetues të  Kosovës derisa  shtetet tona karshi vëllezërve të vet autokton në trojet e tyre stërgjyshore heshtin.

Qendrat kyçe të vendosjes për ne shqiptaret : Tirana dhe Prishtina duhet të alarmohen për mos të na  përsëritet sindromi i Tuzit edhe ne Ulqin. Me mosangazhimin e tyre direkt apo indirekt shtetet tona po bëhen promotore të vazhdimit të asimilimit së bashku me mashat e tyre shqipfolëse në Mal të Zi.

 

ULQINI THËRRET ME 4 SHKURT SHQIPTARINË

 

Me 4 shkurt 2018 ne Ulqin mbahen zgjedhjet lokale, ku shpresojmë që partitë shqiptare të dalin ngadhënjimtare sepse çdo alternativë tjetër është e pa pranueshme.

Ulqini qytet shqiptar  me rrënjë të  lashta Ilire, port i lasht i anijeve të pamposhtura  Liburna të Gencit e Teutës të dëshmoj edhe njëherë se të tillë ishin e të tillë do të mbesin, të votojnë vetvetën e jo të votohen ata të cilët me dhunë e okupuan këtë pjesë të atdheut me ndihmën e Rusisë cariste.

Vëllezër ulqinakë, më 4 shkurt mos bini pre e lojërave të orkestruara në  Podgoricë por le të jetë 4 shkurti dita kur vota e çdo shqiptari do të shkoj vetëm për parti nacionale shqiptare dhe për askënd tjetër. Ulqinin Ilirik me 4 shkurt thërret zërin e ndërgjegjësimit dhe të vetëdijsimit  dhe apelon tek të bijtë e vet që  të janë vigjilent dhe mos ti shesin interesat kombëtare për  demagogjitë e servilëve shqipfolës dhe pa identitet.

MË 4 SHKURT E GJITHË SHQIPTARIA ME ULQINI NË FITORE!