Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Unifikimi i partive politike në Guci: Cilat dikastere udhëhiqen sot nga shqiptarët në këtë komunë

Në komunikim me kryesuesin e Koalicionit “Shqiptaret Bashka për Guci”, Bujar Hasangjekaj, qe tashme është kryetar i Kuvendit Komunal ne Guci, i cili ne një bisede te shkurtër me redaksinë tonë na përshkroi situatën e tanishme, pra 9 muaj mbas zgjedhjeve lokale ne Guci.

Nder te tjera, Hasangjekaj na beri me dije qe tashme shqiptaret kane disa pozita udhëheqëse, dukshëm me shume sesa kane qene ndonjëherë ne kete komunë.

Koalicioni Shqiptar ne qeverisje lokale ne Guci, sipas marrëveshjes tani ka:

1. Kryetarin e Kuvendit – Bujar Hasangjekaj

2. Sekretarin e Kuvendit – Enver Dedushaj

3. Nënkryetarin e komunës – Edon Balidemaj

4. Sekretarin për planifikim hapësinor dhe pronë – Havaja Prelvukaj

5. Sekretarin për punë inspektuese – Shaban Prelvukaj

6. Zy. drejtorin e qëndres turistike – Jeton Gjonbalaj

7. zv. drejtorin e planifikimit hapsinor dhe investime- Asdren Celaj

     Drejtorin e shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim, meqenëse kandidatin tonë nuk i ka plotësuar kushtet për këtë̈ pozitë, i kemi zëvendësuar me dy punësime tjera. Duke vazhduar ta citojmë, ai na tha qe shqiptaret kane marre edhe nga dy anëtarë ne keshillet drejtuese, ne Ndërmarrjen komunale – ku e kemi kryetarin e këshillit kurse ne Shtëpi te kulturës dhe ne Qendrën turistike kemi nga dy anëtar.

Ne fund, kryetari i Kuvendit tha qe “nga ku ishim, tashme bindshëm e kemi te përmirësuar gjendjen e te punësuarve ne komune”, dhe për fund ai tha: “Bashkimi ka dhënë rezultat”.

Esad Gjonbalaj

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version