Ndërtimi i urës që do të lidhë Ulqinin, komunën më jugore të Malit të Zi dhe Velipojën në Shqipëri, është një nga marrëveshjet më të rëndësishme që pritet të firmose këtë të hënë, në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.
Tashmë janë publikuar detaje të këtij projekti, ku gjatësia e urës do të jetë 310 metra, ndërsa do të shkurtojë ndjeshëm distancën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë. Projekti u prezantua fillimisht nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.
Sipas këtij projekti, ura mbi lumin Buna do të lidhë vendbanimet Shën Nikolla në Ulqin dhe Pulaj mbi Velipojë, teksa do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe korsi të posaçme për biçikleta. Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin e mjeteve lundruese. I gjithë projekti do të kushtojë 9 milionë euro dhe ndërtimi do të zgjasë rreth 18 muaj.