Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe në ambulancën në Katërkollë vaksinimi do të fillojë të hënën, më 22 mars, tha për Portalin Ul-info drejtorja e këtij institucioni Dr. Sadije Hollaj.
Ajo tha se prioritet janë personat e moshës mbi 80 vjeçare dhe shtoi se ekzistojnë 450 doza të vaksinës Sinofarm.
Siç theksoi, pacientët do të njoftohen me terminin se kur do të vaksinohen.