NJOFTIM PËR QYTETARËT
Të ndëruar qytetarë,
Me rastin, i cili ka ndodhur me datën 14. 10. 2021, që ka të bëj me shkelje, tentim thyerje dhe dëmtim të inventarit në terenet e futbollit të vogël, të cilat janë në pronë të shkollës, njoftojmë qytetarët që Administrata e shkollës ka ndërmarrë të gjitha masat që janë kompetencë e këtij institucioni.
Pjesmarrësit e këtij akti janë identifikuar dhe në prani të prindërve të tyre, janë ftuar në bisedë. Të gjithë nxënësit përmes lajmërimit të drejtpërdrejtë, janë të informuar me rastin si dhe masat edukative që ndërmerren në raste të tilla.
Me këtë rast Administrata e shkollës dënon çdo akt të sjelljes delikuente, dhe fton të gjithë nxënësit dhe qytetarët që të ruajnë infrastrukturën sportive, të tregojnë nivel më të lartë të përgjegjësisë kundrejt të mirës publike. Shkolla fillore në periudhën në vazhdim, në bashkëpunim më thelbësor me institucionet përkatëse, do të parandaloj çdo sjellje të pavetëdijshme ndaj pronës.
Me respekt,
Administrata e shkollës IP SHF “Xhafer Nikoçeviq” Guci