VATRA, organizon veprimtari për veprën e historianes Leonora Laci me titull: SKËNDER IMER THAÇI MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI

Federate Pan – Shqiptare e Amerikës, VATRA

2437 Southern Blvd, Bronx, NY

F T E S Ë

Të nderuar Vatranë

Në vijim të veprimtarive patriotike të Federatës tonë Pan – Shqiptare të Amerikës, VATRA, kam nderin t’ju njoftoj se do të organizojmë një veprimtari për njohjen me veprën e historianes Leonora Laci me titull:

SKËNDER IMER THAÇI

 MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI

  • Data, e shtunë 1 Tetor, 2022
  • Ora 11.00
  • Vendi: ILLYRIA CENTER,
  • Adresa: 1400 Pelham Pkëy South, Bronx, NY 10461.

KUSH ËSHTË SKËNDER THAÇI?

Skënder Thaci është i biri i nacionalistit dhe patriotit Imer Imer Thaci, i vrarë dhe i zhdukur nga UDBA – ja Jugosllave kur Skënderi ishte  dy vjeç; Është nipi i legjendës së Malësisë së Gjakovës dhe Plavë e Gucisë (Vuthajt) Cucë Avdylja – Ulaj ( Shih dokumentarin në Youtube); ai është ish i burgosuri politik më i vogël në historinë e Lindjes Komuniste, vetëm dy vjeçar, bashkë me të emën Bade Elez Thaçi – Ulaj dhe villain binjak,  Nerim Thacin.

Sot shumë vetë e njohin atë si pronari i resorteve turistike Magra Austria në Bogë – Rugovë dhe në Bermicë, Prishtinë. Ai është njeriu që priti me mijëra të shpërngulur nga Kosova, të cilët ai i ushqeu dhe i veshmbathi gjatë periudhës famëkeqe të Miloshevicit;

Ai e ka ushtruar veprimtarinë e tij humanitare bashkë me humanisten austriake Marianne Graf; Ka hapur ambulanca, çerdhe dhe kopshtet në zonat më pak të trajtuara nga shteti shqiptar;

Ka ngritur Info – Kullën në Rubik, e cila dëshmon traditën e tre rretheve, Pukë, Mirditë, Mat dhe vlerat e tyre etnografike; Është njeriu që ri-ndërtoi me qindra shtëpia të djegura nga serbët në Kamuran, Skënderaj dhe Drenicë.

Për të tëra këto do të flasin Drejtues të VATRËS, studiues kompetentë të bashkësisë tonë Shqiptaro – Amerikane, miq dhe të njohur të Skënder Thaçit. Veprimtaria do të paraprihet nga një PowrPoint Presentation rreth kësaj vepre.

Ftoheni të tërë vatranët dhe dashamirës të VATRËS të merrni pjesë.

Kryetari

Elmi Berisha