Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë ne moshën 60 vjeçare në Spitalin e Gjakovës.
Kryeprokurori Ali Selimaj ishte trajtuar dy tri viteve te fundit jashtë vendit për një sëmundje te rende qe ballafaqohej.
Përkujdesi i familjes se ti të ngushtë në New York ishte i jashtëzakonshëm për të shfrytëzuar të gjitha mundësit e mundshme për trajtimin dhe shërimin e Aliut.
Përndryshe Ali Rrustem Selimaj është me origjinë nga Plave Gucia dhe shquhej për vlera të larta kombëtare dhe profesionale.
Miqtë e tij e kanë përkujtuar kryeprokurorin në rrjete sociale duke shprehur konsideratat me te larta për jetën dhe veprën e ti.
Te pikëlluar bashkëshortja, djali dhe dy vajzat e ti.
Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjes Selimaj i shprehim ngushëllimet tona me te sinqerta. Plava e Gucia humbi një intelektual te çmuar dhe burrë te shtrenjtë të trevës tonë: