VDES PATRIKU IRINEJ – SERBIA NË TË ZEZË

Sot në mëngjes mediat serbe kumtuan lajmin qe ka vdekur patriku i Kishës Ortodokse serbe Irinej Gavrilloviq.

Irinej ishte infektuar me covid në ceremoninë e varrimit  së mitropolit Amfilohije në Podgoricë dhe fill pas kthimit të tij në Beograd ishte shtrirë në Qendrën spitalore ushtarake Karaburma në Beograd.

Përkundë angazhimit të ekipit mjekësor të këtij spitali dhe te ekipit të mjekëve rusë, patriku kishte rënë në koma dhe  sot në mëngjes kishte vdekur.

Irinej ishte shugutuar për patrik më 23 janar 2010 pas vdekjes se patrikut Pavlit.

/Plava e Gucia Sot