Site icon PLAVA E GUCIA SOT

VËLLEZËRIT DEDUSHAJ SHTROJNË RRUGËN GJERË NË LAGJEN ZARONICË (video)


Vuthaj 11 Maj 2019

Me vetëfinancim vellezërit Shaban, Qazim dhe Agim Seferi Dedushaj sot filluan të shtrojnë rrugen nga lagjja Katuni i Sipërm në Vuthaj gjerë në Zaronicë më gjatësi prej 2 km.
Vite më herët vëllezërit Dedushaj kishin ndërtuar shtepit e tyre në vendlindjen e tyre por rruga për në Zaronicë ishte problematike dhe e pakalueshme pēr automjete. Duhet theksuar po ashtu që vite më parë vellezërit Dedushaj kishin hapur rrugën për herë të parë në historinë e kësaj lagje piktoreske te Vuthajve.
Shtrimi i kësaj rruge do ta lehtësoj qasjen deri në këtë lokalitet dhe do t’ua lehtëson jetën banorëve rezidentë si dhe atyre qe vijnë këtu si turistë për ti shijuar bukuritë perrallore të natyrës së virgjër të kësaj ane.
Ky akcion i vëllèzërve Dedushaj është për çdo lavdatë dhe urojmë që investimet e këtilla do të vazhdojnë nga vetë banorët të cilët kanë vullnet të mirë e mundësi materiale meqë shteti nuk i sheh të udhës investimet ne infrastrukturë të kësaj ane të bukur.

Esad Gjonbalaj

Exit mobile version