Lajmi për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan Plavë është lajm jo i mirë, sepse kjo rrugë nuk është thjesht rruge është hapje e një arterie të mbyllur shekullore në mes tokave shqiptare.
Kjo Rruge është shpresë se Plavë Gucia e ndarë nga padrejtësitë historike më në fund do të merr një gjysmë frymë ringjallje, dhe se drita po shihej diku në tunelin e errët shekullor të kësaj treve kreshnike që shume dha për çështjen kombëtare në çdo sferë dhe gamë të jetës të kombit shqiptar:
Mbesim me shpresë se atdhetaria e burrave të denjë të Kosovës do dëshmohet, se si duhet veprohet, po si edhe dhe gjate historisë sonë të përbashkët dhe të PA NDAR.
Askush nuk ka të drejt të ndal e mbyll rrugën e bashkimit dhe përafrimit në mes vëllezërve të një gjaku, e lere ma mbetjet e okupatorëve fashisoid që hiç ma larg se 19 vite më par vranë mase 15000 shqiptar dhe bene vepra makbre ndaj popullatës civile, e sot u pengojka një rruge qe lidh popujt, qe lidh kombet e qe lidh shtetet:
Esad Gjonbalaj
/Plava e Gucia Sot