Vendet e Quinti-it duan Abazoviq në krye të sektorit të sigurisë?

Ambasadorët e vendeve të Quintit do të kërkojnë në mënyrë indirekte nga mandatari i ardhshëm Millojko Spajiq pozita në sektorin e sigurisë për zyrtarët e LQ ABR, kanë konfirmuar për portalin BiznisCG disa burime pranë ambasadave të këtyre vendeve. Në veçanti, sipas këtyre burimeve, do të jenë këmbëngulës diplomatët e Britanisë së Madhe, të cilët konkretisht duan që Dritan Abazoviq dhe Filip Axhiq të mbulojnë këto funksione të rëndësishme.

“Sigurisht që ambasadorët e Quintit nuk do t’i kërkojnë Spajiq direkt poste për LQ ABR, por në kuptimin se do të ishte mirë që Qeveria të kishte një mbështetje sa më të gjerë në parlament. Gjithashtu, ai do të përballet edhe me rezultatet e mira të arritura në sektorin e sigurisë”. –  tha një nga burimet.

Deri më tani, mandatari i mundshëm Spajiq ka përjashtuar çdo mundësi që zyrtarët e LQ ABR të marrin pjesë në diskutimet për Qeverinë e re.

Pika e divergjencës ishte afera “Do Kwon”, kur Spajiq akuzoi drejtpërdrejt Abazoviq dhe Axhiq se qëndronin pas kësaj afere, çka ata e mohuan, duke pretenduar se thjesht donin të dihej e vërteta. Kryeprokurori special Vladimir Novoviq ka bërë të ditur se ka hapur dy lëndë në aferën “Do Kwon”, duke mos dashur të zbulojë më shumë detaje.