Site icon PLAVA E GUCIA SOT

VENDI KU U KUROREZUAN GJERGJI E ANDRONIKA(DONIKA)

Prof.dr.Naser FERRI

Manastiri orthodoks  i Ardenices  “Lindja e Hyjlindeses Mari” gjendet 18 km nga Lushnja ne fshatin Ardenicë, i vendosur ne nje  koder ne 237 m lartesi mbidetare,, e cila dominon mbi Fushen e Myzeqese.Mendohet qe eshte themeluar ne vitin 1282 mbi mbetjet e tempullit pagan kushtuar hyjneshes Arthemida, afer të cilit kishte kaluar nje segment i rruges antike Via Egnatia.

Kompleksi i manastirit perbehet nga disa pjese. Italiani A.Lorenzoni ne vitin 1940 permend faktin qe ne kapelen e “Shen Triadhes” ne kuader te manastirit me 21 prill 1451 ishte kurorezuar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donika Arianitin (Androniken, bijen e Gjergj Arianitit).

Manastiri gjate periudhes se monizmit kishte qene objekt ushtarak dhe ishte demtuar.Në vitin 1996 i ishte kthyer Kishës Orthodokse Autoqefale te 

Shqipërisë, ndersa tash është duke u restauruar gradualisht.

Exit mobile version