Reagon Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë
Shoqëria Amadeus Development Dooel -Shkup, pjese e Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare me investime ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, France etj. pasi ka fituar tenderin publik nderkombetar per te ndertuar nje hotel 3 kate ne qender te Shkupit, Plostad, dhe ka paguar miliona Euro qe prej 2013, (per blerjen e truallit, lejet e ndertimit etj. çmimin me te shtrenjte te paguar ndonjehere ne Maqedoni per m²), ka 7 vite qe pengohet te realizoje investimin e saj, vetem sepse jane investitore shqiptare, te vetmit prezent ne kete shesh ne zemren e Shkupit.
9 vendime nga Keshilli Komunal, bllokuese per investitorin shqiptar te Komanduara nga Komuna Shkup dhe Komuna Shkup Qender (Shkupi ka 2 Komuna) dhe 5 vendime Gjykate ne favor te shoqerise Amadeus Development Dooel, vendime te formes se prere, definitive dhe ekzekutive (2 vendime te Gjykates Kushtetuese Maqedonase plus 3 vendime te Gjykates Administrative).
E megjithate, degjoni Kryetarin Petre Silegov sesi injoron vendimet dhe ligjin e shtetit te tij, duke kercenuar investitoret shqiptare te Amadeus Development ne konferencen per shtyp ketu me poshte : te mos guxojne as te rrethojne pronen e tyre dhe te fillojne investimin (edhe pse ne zbatim te vendimeve te Gjykatave), pasi Silegov ka marre vendim politik te mos lejoje ne asnje menyre SHQIPTARE aty derisa te jete Kryetar Komune.
Eshte e habitshme sesi ka dale Silegov publikisht ketu nje pronar i nje tapeti me bar,( investim i ofruar nga FONDE ANONIME), kurse Amadeus Development nuk ka te drejte te vazhdoje investimin ne pronen e blere, te paguar e te regjistruar ne kadaster, kur po ky Kryetar Silegov ka ndertuar shkolla e çerdhe me parate e derdhura ne buxhetin e Shkupit nga investitori shqiptar.
Deri kur Maqedonia Veriut do kercenoje dhe shkele shqiptaret nga gjithe viset dhe investimet e tyre, deri kur sundimi i ligjit do jete inekzistent per keta autokrate qe kane proklamuar veten permbi shtetin dhe ligjin, aq me teper ne Maqedoni, ku shqiptaret jane shtetberes dhe ky vend aspiron te hyje ne BE !