Sot në Kishën e Gucisë u zhvillua një ceremoni e veçantë për vendosjen e shtatores së Shenjtores Nënë Tereza. Ky aktivitet mblodhi së bashku besimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe komunitetin, në një atmosferë mirënjohjeje dhe lutjeje.
Në ceremoni morën pjesë:
✨ Imzot Gjon Lleshaj, Kryeipeshkëv i Tivarit, i cili drejtoi meshën solemne,
✨ Meshtarët e famullive të zonës,
✨ Përfaqësues të Njësisë Administrative Kelmend, përfshirë administratoren Florida Peraj,
✨ Përfaqësues të pushtetit vendor, të shoqatave kulturore e patriotike,
✨ Përfaqësues të diasporës, si dhe qindra besimtarë nga Plava, Gucia e më gjerë,
✨ Si dhe organizatori kryesor, Gjovalin Nikci.
Shtatorja e Nënë Terezës u dhurua me shumë dashuri nga z. Kolë Zagrada, duke lënë një gjurmë të çmuar shpirtërore dhe kulturore për Plavën, Gucinë dhe mbarë trevat tona. 🙏
Nënë Tereza, me jetën dhe veprën e saj, mbetet frymëzim i përhershëm për dashurinë, përulësinë dhe shërbimin ndaj njerëzimit.




