Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Video mesazh për Plavë-Guciasit me banim në Kosovë nga, Bernarda Radoncic kandidate LVV për deputete

Bernarda Radoncic kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në parlamentin e Republikës së Kosovës përmes një video  mesazhi ju ka drejtuar bashkëvendësve te saj me banim ne Kosove qe ta përkrahin kandidimin e saj për deputete ne parlamentin e RKS.

Postimi i plotë

Përshëndetje te dashur bashkëvendës nga Plave Gucia kudo qe gjendeni, ne Plave Guci dhe ne tere globin

Fillimisht shpreh konsideratat e mija me te larta qe unë ndiej nga thellësia e shpirtit tim për këtë treve, qe gjithmonë me ka bere krenare për rrënjët e origjinës time, për malësinë e Plave Gucisë.

Te paret e trevës tone Ali Pash Gucia dhe Jakup Ferri ishin personalitete kyçe historike te Lidhjes shqiptare te Prizrenit për ruajtjen dhe bashkimin e tokave shqiptare. Misioni i tyre është i gjalle përderisa ne pasardhësit  nuk i harrojmë veprat e tyre.

Shumë te çmuar bashkevendas po ju drejtohem përmes portalit tuaj dhe tonit “Plava e Gucia Sot”, si vajzë e re e rritur dhe edukuar ne mërgim, i kam hyre një misioni jetësor për tu bere deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ne parlamentin e Republikës se Kosovës.

Qëllimi im është qe atdheut tim ti dhuroj gjithçka nga vetvetja ime për ta bere Kosovën vend prosperuar dhe shtet kredibil ne çdo lëmi te jetës dhe çdo segment te shoqërisë.

Lëvizja Vetëvendosje, subjekti politik i rinise dhe i te ardhmes me ka besuar qe unë te jem zëri i juaj ne Parlamentin e RKS.

Kërkoj nga ju Plave Guciasit me te drejt vote ne Kosove qe te me besoni edhe ju, sepse ndiej obligim moral dhe jetësor për Plave Gucinë dhe rrënjët e origjinës time shqiptare qe te jem edhe zëri i juaj ne Kuvendin e Kosovës se Lirë.

Angazhimi im për Plave Gucinë dhe diasporës e fuqishme plave-guciase do te dhuroj frytet e veta nëse me epet mundësia e deputetes ne parlamentin e RKS.

Me datën  14 Shkurt 2021 mos harroni te Votoni LVV Nr: 127 dhe ne mesin 5 kandidateve qe ju lejohet te rrumbullakosni numrin tim Bernarad Radocic Nr:86.

Falemnderit shume nga unë:

E juaja Bernarda

Exit mobile version