VITET 1970-1980 PERIUDHA E ARTE E STUDENTËVE SHQIPTARË NË KROACI

Prof. Dr Naser FERRI

Universiteti i Zagrebit (Sveučiište u Zagrebu) i themeluar në vitin 1669 herët i kishte hapur dyertë per studentet shqiptarë sidomos nga Kosova.
Studenti i parë pejan (dhe njeri nder studentet e parë shqiptarë në përgjithësi) në këtë universitet kishte qene Hivzi Meraku i regjistruar ne Shkollen e Lartë Ekonomike ne kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1936 dhe i diplomuar në kohen e NDH-së (Nezavisna Država Hrvatska-Shtetit të Pavarur Kroat) të Ante Paveliqit ne vitin 1943, i cili më vonë kishte ushtruar dëtyra të rëndësishme shtetërore.
Pas Luftes se Dyte Botërore fluksi i studentëve shqiptarë në Zagreb ishte shtuar.
Nga viti 1960 e sidomos pas rënies sē Rankoviqit (1968) , numri i studentëve shqiptarë nga të gjitha viset e Kosovës, te Maqedonise e te Malit te Zi ishte rritur dukshem saqë ishte themeluar edhe Shoqata Kulturore e Studentëve Shqiptarë “Shkëndija”, 60 vjetorin e themelimit te se ciles e shenuam ne Zagreb ne fillim të dhjetorit 2023.
Mes viteve 1970-ta e 1980 numri i studentëve shqiptarë në Zagreb kishte arritur mbi 800.
Kjo periudhë ishte periudhe e arte e studentëve shqiptarë ne Kroaci e cila per fat te keq filloi te keqësohet pas vrasjes se studentit Blerim Juniku nga Gjakova ne vitin 1979 ose 1980 ne një incident ne konvikt te studentëve.
Gjatë periudhes 1970-1980 ne Zagreb studionin madje edhe nga disa studentë nga e njèjta familje siç ishin : Shqipe e Afrim Bejtullahu, Hanefi e Myzafer Muharremi nga Prizreni, Hakide, Nergjize e Flora Dobruna, Hilmi e Fehmi Brovina, Exhlale e Rahmi Dobruna nga Gjakova, Isa e Lytvi Zhilivoda nga Mitrovica, Nehat e Agim Islami nga Prishtina, pastaj Beqir, Skender, Ismet e Isam Shala, Muhamedin e Sazane Kullashi, Adnan, Luan e Sazan Sapunxhiu, Shpend e Dyldyl Shala, Mazllom e Mithat Selimi, Ivica, Irma e Hellena Dubravçiq (kroatë të lindur e të rritur në Pejë), Samka e Naser Ferri nga Peja e mjaft të tjerë.
Nga Universiteti i Zagrebit dolën mjaftë inxhinierë, mjekë, artistë, gazetarë, regjisorë, politikologë, arkeologë, etnologë, farmacistë, ekonomistë, juristë, kostumografë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët kontribuan në krijimin e institucioneve, kulturës dhe jetës publike në Kosovë dhe vazhdojnë të kontribuojnë edhe më tutje!

Ne foto Samka e Naser Ferri, Konvikti i Studenteve “Cvjetno naselje” prill, 1974