Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vizita e Abazoviq në Plavë e Guci: Qeveria po ndjek një politikë integrimi

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Komunën e Plavës, Abazoviq bisedoi me kryetarin e kësaj komune, Nihad Canoviq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Duke theksuar kënaqësinë e tij që është në mundësi për të bërë një vizitë zyrtare në Komunën e Plavës, Nënkryetari i Qeverisë Abazoviq ka deklaruar se Qeveria e Malit të Zi është duke ndjekur një politikë integrimi dhe dëshiron të ndryshojë qasjen e qeverive të mëparshme të cilat kanë diskriminuar komunat periferike të vendi.

Duke vënë në dukje se kjo zonë disponon me  potenciale të mëdha natyrore, siç janë  Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nëmura  dhe Liqeni i Plavës, Abazoviq dhe Canoviq  janë dakorduar që mundësitë e fondeve të BE-së nga të cilët  financohen projektet e  mëdha “të gjelbërta” duhet të përdoren për të filluar projektin e mbrojtjes së Liqenit të Plavës.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe ndryshimet aktuale në Ligjin për Shtetësinë. Abazoviq tha se ishte një gënjeshtër e kulluar dhe manipulim i qytetarëve nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe satelititët  e saj që me këto ndryshime në Ligjin  Diaspora do të privohet  nga shtetësia dhe i bëri thirrje Diasporës të kalojë pushimet verore në Mal të Zi. Nënkryetari Abazoviq deklaroi se reforma zgjedhore e zbatuar do të jetë në përputhje me praktikën e Bashkimit Evropian dhe se rutina që  një person voton në dy shtete patjetër do të ndërpritet.

Zëvendës Kryeministri theksoi se Gucia ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe se lidhjet më të mira infrastrukturore me pjesët e tjera të Malit të Zi do të sjellin një ndryshim të dukshëm për të mirë. Në atë kuptim, Nënkryetari Abazoviq theksoi rëndësinë e përfundimit të ndërtimit të pikës kufitare me Shqipërinë në Cem të Trieshit-Grabom i cili do të shkurton  distancën midis Gucisë  dhe të Kryeqytetit në vetëm 70 km.

Gjate vizitës se Abzaoviq ne Plavë Guci disa qytetar protestuan duke bartur transparente ne dore  me mbishkrimin “Këtu nuk është Serbi” Tradhtia” etj etj…/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version