Vjeshtë e vitit 1990, Themelimi i Lidhjes Demokratike ne Plave-Guci: Nga kujtimet Sali Rexhaj dhe Naime Beqiraj (foto)

Sali Rexhaj:

Ne vjeshtën, e vitit 1990 po formohej Dega e LD e Malit te Zi, ne Guci. Partia e pare shqiptare ne krye me Mehmet Bardhin me seli ne Ulqin.

U morëm vesh qe dikush nga përfaqësuesit e partive politike te Kosovës te udhëtonte atje për ti përshëndetë e përkrahë. Unë u caktova nga Partia Parlamentare si dhe Fehmi Agani e Zekeria Cana nga LDK e Këshilli për Pajtim te Gjaqeve. Ata u nisen rrugës se Çakorrit, kurse unë rrugës se Kullës, sepse kishim informata se policia do ta pengonte pjesëmarrjen tone. Unë vendosa te shkoj me autobus për ti shpëtuar me lehte kontrollit te policisë.

Me mua ishte edhe poetesha e njohur Naime Beqiraj. Depërtuam deri te Krojet e Ali Pashës ku po mbahej tubimi themelues, ne hapësirë te hapur.

Aganin e Canen  i kishin kthyer ne Çakorr.

Ne te katër anët na rrethuan policia, njësi speciale me autoblinda dhe cisterna uji për shpërndarjen e masave. Atmosfere tejet e elektrizuar.

U mbajtën disa fjalime, nga Mehmet Bardhi dhe malësor vendas.

Fjalën e mori edhe Rexhep Gali. Për te kisha dëgjuar po nuk e kisha pare kurrë.

Një fjalim shume përmbajtjesor, mbi historinë e shqiptareve atje. Pastaj u kthye kah policet malazez me një fjalim ne gjuhe malazeze. U tha se nuk duhet ti shërbejnë politikes serbomadhe te Millosheviqit sepse vet malazezet janë popull i vogël. Shume fise te tyre janë shqiptar dhe u bie shume me mire te vihen ne anën e shqiptareve dhe Amerikës.

E kam takuar edhe shume here ne Prishtine. E kam pas edhe ne shtëpi si mik te mire dhe kam dëgjuar gjera te mençura e te rëndësishme nga Rexhep Gali, burrë burrash nga Malësia.

P.S.

Aty e takova edhe Dom-Nike Ukgjinin një veprimtar shume i madhe i çështjes kombëtare ne Plave e Guci.

 

Naime Beqiraj:

E kujtoj me pietet atë rrugëtim. Ka qene fillimi i tetorit 1990. Ndonëse me rrethim policor, hera e pare qe malësorët e ngisnin lirisht jehun shqiptar te bjeshkëve

Po a rrethohen bjeshkët, bre?

E kujtoj mire fjalën e Rexhep Galit, te Gjergj Gjokajt kryeredaktori Koha – i te vetmes reviste shqipe ne Mal te Zi (tashme është shuar), fjalën e Isuf Balidemajt – te parit mësues ne Vuthaj e Martinaj, dy vëllezërve atdhetarë Gjonbalaj, Ajshe Muriqin me çifteli, muzeun brilant te Dom-Nike Ukgjini, mikpritjen malësore, bjeshkët markante, burrat e pashëm, vajzat e gratë shtathedhura si Zana…

E realizova një reportazh për Boten e re ku përmenda malësoret qe sa po kishin ndalur nga burgjet jugosllave (Ajshe Gjonbalaj, Burim Ahmetaj, etj). Përmenda edhe një ‘shqiptar te ndershëm’ qe i kishte spiunuar malësorët e vet. Dhe ai, tashme i plakur, vite me pas mu kërcënua ne tel pse i paskam përmendur emrin

Qiell i furtunave qëndron mbi ato troje e Rexhep Gali – xherdan qëndrese mbi majat e tyre.

 

(foto Idiz Ahmetaj)

/Plava e Gucia Sot@Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pjestar te SHKA Maja e Kranfilit” nga Plave Gucia gjat rrjedhes se manifestimit

 

Foto te Krojet e Vuthajve apo te Ali Pashes ie disa pjesëmarrëseve ne tubimin e themelimit te LD dega Plave Guci