Plavë 17 shtator 2018
Me nismën bashkëvendësit tonë prof. Arton Rexhë Sinanaj që jeton dhe është mësimdhënës në Plavë u bë e mundur që disa vogëlushëve të shkollës fillore të Plavës me kushte jo të mira ekonomike tu sigurohen komplet librat dhe pajisjet e duhura për mirëvajtjen e një viti shkollor. Kujdesi dhe dashuria për vendlindje nuk i lenë të qetë bashkëkombësit tonë nga Hoti i Plavës me banim në New York, që edhe pse me mijëra kilometra larg nga atdheu ata gjithnjë mendojnë për shkollën dhe shkollimin e bashkëkombësve të tyre në atdhe.
Përfitues të kësaj nisme tëe prof. Artonit janë tetëmbëdhjete fëmije te shkollës fillore ne Plavë. Ndërkaq kontribuuesit janë emra te mirënjohur ne diasporën tonë për zemërgjerësi dhe aktivitete të shumta në të mirë të vendlindjes dhe diasporës si: Dem Hoti, Kamer Sinanaj. Imer Mehaj-Hoti, Max Hoti. Naser Mehaj, Shaban Haxhaj
Siç na deklaroj njeri nga donatoret redaksisë faqes “Plava e Guci Sot”duke thënë se për mua mjafton të shoh këto fytyra të buzëqeshura të këtyre vogëlushëve te mrekullueshëm, dhe se përkrahja e jonë sado modeste qe duket sot është vlerë dhe investim për të ardhmen dhe të mirën e gjeneratave tona shqiptare që po rriten ne ato troje.
Esad Gjonbalaj
/Plava e Gucia Sot