Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vrarë shtetasin malazez Momçillo Gjurishiq në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021. Shqiptarët Vincenc Pirolli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala, 35 vjeç akuzohen se për shkak të gjakmarrjes kanë vrarë malazezin.
Nga provat e mbledhura dhe të dokumentuara, policia e Malit të Zi akuzojnë dy shqiptarët si autor të vrasjes, të cilat janë arratisur dhe janë shpallur në kërkim. Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviq tha se pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrjes.
Gjakmarrja lidhet me një vrasje në 2017, ku djali i 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiq, Savo Gjurishiq ka vrarë me arme zjarri 53-vjeçarin Beqë Likaj 53 vjeç. Për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij në Ulqin. Dy të rinjtë mendohet të jenë në Shqipëri, pasi ata janë futur ilegalisht në Malin e Zi ditën e vrasjes dhe më pas janë larguar përmes pikës kufitare Sukobine-Muriqan.
Për hetimin e ngjarjes policia e Malit të Zi po bashkëpunon me atë shqiptare për hetimin e çështjes dhe kapjen e dy shqiptarëve.