Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një reagimi në “twitter” ka rikujtuar tre vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar në Serbi.
Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit.
Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për një gjë të tillë derisa të vendoset drejtësia për këtë rast.