Vullnetarët e Organizatës komunale të Kryqit të kuq në Plavë, që nga fillimi i krizës së paraqitur si pasojë e koronavirusit Covid-19, janë mjaft aktiv në zbutjen e pasojave të saj dhe përditë ofrojnë ndihma bashkëqytetarëve të rrezikuar, e në shërbim u janë edhe personave të moshuar, të sëmurëve kronik dhe personave me invaliditet, të cilëve ndihma u është e nevojshme, duke kryer për ata shërbimet në blerjen e ushqimit dhe të medikamenteve.
Vullnetarët e Kryqit të kuq, në 20 ditët e fundit, kanë ndarë 440 pako me artikuj themelor jetësor, të cilët janë siguruar dhe distribuuar nga Kryqi i kuq i Malit të Zi, për bashkëqytetarët më të rrezikuar në territorin e komunave të Plavës dhe Gucisë.
Në komunat e Plavës, Gucisë dhe Rozhajës, përditë janë në terren 17 gerento amvise të cilat kujdesen për afro 170 shfrytëzues të ndihmave duke respektuar dhe mbështetur të gjitha masat e mbrojtjes.
Siç ka deklaruar sekretarja e Organizatës komunale të Kryqit të kuq, zonja Ellvira Mulliq, Kryqit të kuq të Plavës përditë i arrin numër i madh kërkesash, para së gjithash për ndihmë humanitare, qoftë të jenë ato përmes Kryqit të kuq të Malit të Zi i cili ka hapur lidhjen telefonike pa pagesë për ofrim të ndihmës, duke u drejtuar drejtpërdrejtë Organizatës së Kryqit të kuq në Plavë, ose duke u lajmëruar administratave lokale të komunave.
“Në bashkëpunim me administratat lokale të Plavës dhe Gucisë dhe me ndihmën e vullnetarëve tanë, do t’ia dalim në përkrahjen e secilit bashkëqytetar të cilit i është e nevojshme ndihma dhe mbështetja jonë, meqë kemi donacione të paralajmëruara të ndihmës humanitare. Jetojmë në kohën kur guximi ynë është qëndrimi në shtëpi, dhe për këtë ftojmë qytetarët të përfillin dhe respektojnë masat e Qeverisë, sepse vetëm me marrëdhëniet përgjegjëse të të gjithë neve, do t’ia dalim të kapërcejmë këtë provokim me sa më pak pasoja”, ka deklaruar zonja Ellvira Mulliq.
Shaban Hasangjekaj