shkruan: Myftar Gjonbalaj
Nëntë breza , vllazëria e jonë Gjonbalaj dhe vllazëri të tjera vuthjane, luftuan me armë në dorë për lirinë e Trojeve tona. Në betejat më të përgjakshme ,si ajo e.Nokshiqit, ku kanē rënë shumë luftëtarë, nder ta kishte dhe vuthjanë. Kur bëhej fjalë për tokat shqiptare, për lirinë e tyre, vuthjanët, historikisht, qoftë për Vuthajt e Plavë e Gucinë , por edhe për trojet etnike tê Kosovës dhe Shqipërisë në luftën LNÇ. kunder nazi- fashisteve italo- gjerman , si dhe kundër serbo- malazezve që kërkonin pushtimin e tokave shqiptare ,siç qe lufta e Taraboshit, e 1911/12- ës. për mbrojtjen e Shkodrës nga ky sulm. Në luftën e Taraboshit mori pjesë dhe babai im, Adem Myftar Gjonbalaj sëbashku me vëllain e tij Shaban Myftar Gjonbalaj dhe luftëtar të tjerē, në të cilën im at Ademi mori dhe plagë por shpëtoi si përçudi , thonin se kishte lindur me këmishë, prandaj nuk e vriste plumbi !!
Në fund të vitit 1943 dhe fillimit tê vitit 1944- ër, nē fshatin Bujan të Tropojës, në kullën e Sali Manit, patriot e luftëtar me Bajram Currin, u mbajt Konferenca e Bujanit, në të cilën morën
pjesë edhe nga Vuthajt , nder të cilët ishte dhe babai im Adem Myftar Gjonbalaj ,delegat dhe firmētar i memorandumit- deklaratë për Bashkimin Kombëtar të trojeve etnike. Bashkëkohësit e tij delegat, si Sadik Bekteshi dhe Beqir Ndou në takimin që pata para disa viteve me ta në themelimin e Shoqatës A.P.Kosova, më treguan për tim at, Ademin ,që ishte delegat dhe si më i vjetër dhe i dëgjuar në ato Anë , kish drejtuar dhe një nga seancat e Konferencës së Bujanit. Për këto merita lufte dhe si pjesëmarrës nē Konferencën e Bujanit, Presidenca e Republikës së Shqipërisë dhe vetë Presidenti i kohës z.Sali Berisha i akordojnë medaljen e luftëtarit të lirisë, për mbrojtjen e Shkodrës nga pushtimi serbo- malazez 1911/1912- të.
Lavdi të gjithē atyre që luftuan për çështjen e madhe të lirisë dhe të Bashkimit Kombëtar.
Im at, Ademi vdiq nē moshën 64- vjeçare ,i ri duke më lënē mua 3- vjeç , vëllain tim Sadriun ,të sapo lindur , një javësh dhe nënēn time shumë të re me dy djemtë jetima !!
Lista e këshillit të Konferencës së Bujanit, 1943- 1944. Kryesia dhe anëtarët e këshillit të Konferencës.
Nga Vuthajt e Plavë e Gucinë kanë marrë pjesë këta persona:
1- Adem Myftari Gjonbalaj dv.
2- Sadik Bekteshi dv.
3- Mehmet Dermani dv
4- Zymer Halili dv.etj…
Për gjithë këto merita e kujtime qē kam për babain tim, nuk mund të rri ,si poet dhe shkrimtar, pa thurur ca vargje krenarie për atë burrë vuthjanē, që gëzonte dashurinë e respektin è gjithë vuthjanēve, të Plavës e Gucisë dhe në Kosovë e Shqipëri.
DHE 7- TË ZËMRA , TI , T’I KISHE !
Dhe 7- të zëmra , Ti , t’i kishe !
Do t’i jepje , sikur , s’ishe !
Pa , e donte , gjithë Malësia
Fat , qe dhënder , nga Dragobia !
Sa një mal , mbi shalë të kalit !
Shall të bardhë , mbante rreth ballit
Jamarlluk të zi e qystek – arit
N’ballë të luftërave , o Adem Myftari !
Ishin Trojet , shkëmb e gurë !
Mbi cdo kullë , nga një flamurë
Rreth e qark e lidhte shokën
Si Anteu , i lidhur me tokën !!
Të njohu Shkodra , Shala e Shoshi
T’njohu në luftë, Ty, Taraboshi !
Pesë plumba , .por Ti , nuk vdiqe !
Si i ” bekuari” , nder rreziqe !
Sa t’rrjedhë Gërrla e Valbona
Ç’ bëre Ti , për Trojet tona
Sa t’jetë n’këmbë e gjallë- vuthjani
N’Oda t’burrave , do i ndihet zani !
Ish nga trimat , si gjithë Tanët !
Kështu , e njihnin, të gjithë vuthjanët
Unë , çekiç e Ti , farkëtar !!
Ishin luftëra , Botē e ” marrë !”
Ishe burrë e lis Kelmëndi
Pesë gjaqe , të Atij Vëndi
I pajtove burrat, u dhe besën !!
T’gjithë , sëbashku , vëllezēr, të mbesin .
Të priti kulla e Sali Manit
Delegat , n’Konferencë t’Bujanit
Qe , më i moçmi , – firmëtar !
Për bashkimin tonë ,- Kombëtar !
T’njohu Plava e Gucia.
T’njohën Shkodra e Shqipëria
Dhe , të tjerët e Asaj Ane
Të gjitha viset , që janë- vuthjane !!
Trim të urtë , të njohu Shqipëria !
T’njohu pushka e alltia !!
N’këngë t ‘ këndohet , Ty , trimëria
Dekorata , nga Presidenca
Luftëtar , qe nga 1912 – ta !
Të dy djemtë , i le jetima !!
O, babai im , – Pelegrin !!
Unë, 3 – re vjeç , ” burri ” i shtëpisë !
Sadriu, im vëlla, i sapo lindur, një jave
Bashkē me nënën , bij Vuthajsh, Gucie e Plave
E meritoje, dekoratën e luftētarit
Nga Presidenca, dhënë , Adem Myftarit !!
Ty , o trim Vuthajsh , sa të paska hie ?!
Simbol bashkimi luftëtar – lirie !
N ‘ brez: një allti e supit një breshanë !
Rrëzë bjeshkëve , një luftëtar vuthjanë !
Me, Jamarlluk të zi e ballit , një shall
Shihej , ky dymetrash- burrë , kish një hall !
Me, 5- së shkurt 2019- të Novara Itali