Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se ata janë duke fituar në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut, njofton Klan Kosova.
Ai në një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor ka theksuar se tani iu ka mbetur zhvillimi ekonomik i vendit dhe bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
“Jemi në epërsi prej 3 deputetëve ndaj VMRO-DPMN. Fituam dhe po fitojmë. Vendosëm për një të nesërme më të mirë”.
“Kishim zgjedhje me standarde evropiane, siç i shkon për shtati një vendi anëtar të NATO-s”.
“Tash fokusin me ia dhënë për koalicionin…Koncepti një shoqëri për të gjithë, e mundi patriotizmin e rrejshëm.Pason zhvillimi ekonomik dhe rritja e pagave për qytetarët për të gjithë. Pasojnë bisedimet për anëtarësim në BE dhe pason drejtësia”.
“Kjo do të jetë qeveri e qytetarëve jo e partive politike”.
Zaev ka treguar se a do të bëjë koalicion me BDI-në në rast të formimit të qeverisë së re.
“Nuk di nëse do të bëjmë koalicion me BDI-në. Po i presim rezultatet përfundimtare ta dijmë se ku jemi, pastaj flasim”.
Ulëset e partive në Kuvendin e Maqedonisë
LSDM dhe koalicioni “Mundemi” – 46 mandate
VMRO-DPMNE 44 mandate
BDI 16 mandate
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate
PDSH 1 Mandat
E majta 1 mandat
Burimi: Alsat M