Zëdhënësi i socialdemokratëve malazez “Tani është e qartë se po krijohet një Mal i Zi serb”

Zëdhënësi i socialdemokratëve , Nikolla Zirojeviq, ka kumtuar se lideri i grupacionit më të madh në pushtet Andria Mandiq , definitivisht ka folur për përkrahjen, të cilën ua ofron Serbia dhe Republika Serpska , dhe kështu drejtpërdrejt janë vërtetuar dyshimet e socialdemokratëve për përzierjen e faktorit të jashtëm në zgjedhjet e Nikshiqit. “Tani është krejt e qartë se nga një Mali i Zi shumënacional dhe shumëfetarë, do të fitojmë Malin e Zi homogjen serb dhe se kjo nuk është më pjesë e një agjende sekrete. “Faleminderit Lëvizja qytetare URA për ruajtjen e interesave nacionale dhe shtetërore. Ju lutemi të mos na shpëtoni më”, ka theksuar Zirojeviq në Tuiter. Të theksojmë se më parë Andria Mandiq ka deklaruar se koalicioni “Për të ardhmen e Nikshiqit” do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në këtë komunë, sepse gëzon përkrahjen e Serbisë dhe të Republikës Serpska dhe të pushtetit shtetëror me të cilin do të punojnë së bashku me pushtetin lokal të këtij qyteti, ka theksuar shefi i shtabit zgjedhor e njëri nga liderët e Frontit Demokratik , Andria Mandiq.