Në zgjedhjet komunale të 27 Majit 2018 në Plave do të garojnë dy parti politike shqiptare. Bazuar në informacionet që kemi arritur të sigurojmë dhe publikimeve të portaleve të ndryshme mësojmë se përpos Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH) dega Plavë Guci në këto zgjedhje do të marr pjesë edhe një subjekt tjetër politik shqiptar Alternativa Shqiptare (ASH) ku bartës i listës është, Zt.Ibër Hoti,
Siç njofton portali Malësia. Me, Lidhja Demokratike Shqiptare ne zgjedhjet që do të mbahen më 27 maj në Plavë do të dalë sëbashku në listë me Orhan Shahmanoviq kryetarin aktual të Komunës i cili së fundmi është dëbuar nga Partia Boshnjake.
Alternativa Shqiptare – Ibër Hoti në zgjedhjet komunale merr pjesë si subjekt politik shqiptar i vetëm duke mos bërë koalicion me ndonjë parti tjetër jo shqiptare por duke besuar në forcat e reja gjegjësisht rinin nga subjekteve tjera politike shqiptare që nuk garojnë në këto zgjedhje thuhet në një prononcim ASH :Ky bashkim është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për komunë e Plavës, por edhe më gjërë, sepse ne vlerësojmë shqiptarët në MZ duhet të kenë shumë më pak subjekte politike.
Portali “Plava e Gucia Sot” është i hapur në publikimet e qëndrimeve të subjekteve politike përderisa në komunikata dhe qëndrime e tyre nuk cenohet integriteti dhe dinjiteti i individit apo subjektit
/Plava e Gucia Sot