Në rendin e ditës të seancës së Kuvendit të Malit të Zi, e cila do të mbahet me 12 nëntor, do të jenë plotësimet e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, njoftohet nga ky institucion.
Me Ligj parashihet unifikimi i zgjedhjeve lokale në një ditë, respektivisht që ato të organizohen në fund të majit.
Ky unifikim përfshinë edhe Komunën e Ulqinit, ku zgjedhjet e rregullta duhet të mbaheshin në fillim të vitit 2022./ ULinfo