Para pak çastesh, në mbledhjen e Komisionit zgjedhor shtetëror (DIK), ku u diskutua dhe në fund u votua për ose jo, pranimin e kandidaturës së kandidatit nga “Evropa Tani” – Millojko Spajiq për President të Malit të Zi.
Ditëve të fundit është duke u debatuar me të madhe se si Spajiq kishe gënjyer institucionet dhe opinionin e gjere duke thënë se nuk ka vendqëndrim ne Serbi, ku pas qasjes ne dokumente zyrtare doli qe i njëjti kishte vendqëndrim (të drejte vote) në Beograd.
Gjatë kohës kur ishte Ministër ne Qeverinë malazeze, ishte pyetur se a ka shtetësi te Serbisë – nga ku pati deklaruar se “jo, nuk kam”.
Kujtojmë se Spajiq, i cili vije nga “Lëvizja Evropa Tani”, ky program ekonomik dhe ish bashkëpunëtor i Kryeministrit Krivokapiq – i njohur si “Kryeministri i Kishës Serbe”.
Pritet qe pas refuzimit te kandidaturës se tij, dhe meqë Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, kandidat kryesor dhe favorit te jene Gjukanoviq dhe Mandiq./Plava e Gucia Sot